
Një histori e trishtueshme. Të paktën kjo është përshtypja që të lë teksti i përgjimeve të mesazheve telefonike ndërmjet modeles Sara Tomassi, Mario Balotellit dhe Paolo Berlusconit, i cili është vëllai i presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi. Prokuroria e Napolit ka nisur hetimet për një grup prostitutash, që kundrejt pagesës kanë marrë pjesë në festat që organizonte presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi dhe miqtë e tij. Mirëpo në një prej këtyre festave ka marrë pjesë edhe Mario Balotelli, i cili më pas ka krijuar një lidhje me Sara Tomassin. Kur sulmuesi kuqezi kupton se e dashura e tij e re ishte një prostitutë, vendos t’i kërkojë asaj shpjegime. Në një nga mesazhet futbollisti i Milanit nuk përdor metafora: "Je dhe ti pjesë e orgjive të Berlusconit? Nëse është kështu, nuk ke më punë me mua". Ajo përpiqet të vetëmbrohet duke i thënë: "Të gjitha gratë e spektaklit kalojnë në fillim nga shtëpia e Berlusconit". SuperMario mbetet keq dhe shton: "Kam marrë vesh që ke qenë me tre burra njëkohësisht". E menjëhershme ka ardhur përgjigja: "Atë ditë më kishin droguar". Pas kësaj përgjigje, Balotelli i jep fund historisë së tij me Tomassin. Disi më e nxehtë ka qenë lidhja e Sara Tomassit dhe një tjetër futbollisti të Milanit, i cili ishte Ronaldinho. Madje, kur ky i fundit përfundonte në stol, ajo i telefononte Paolo Berlusconit duke i dhënë urdhra: "Aktivizojeni titullar Ronaldinhon! Mos harroni se ti edhe vëllai yt bëni të njëjtat gjëra". Më vonë ajo i dërgon Paolo Berluskonit edhe një "sms" të tipit: "Si ka mundësi që jam gjithmonë e eksituar?". Ai i kërkon një psikolog dhe i shkruan: "Jam i vetmi që po përpiqet të të ndihmoj". Tani e gjithë kjo histori e trishtueshme ka përfunduar në zyrat e Prokurorisë së Napolit.