Portieri pret penalltinë me fytyrë (video)

Në fitoren e Bayern Munchen ndaj Nurnberg, përveç shumë lojtarëve të formacionit bazë, në fushë nuk ishte as portieri Manuel Neuer. Vendin e tij e zuri Tom Starke i cili tregoi cilësitë e tij në njëren nga mundësitë e rralla që ka. Starke arriti të presë një penallti në ndeshjen ndaj Nurnberg. Madje pritja e tij ishte e veçantë pasi ai arriti të ndalë penalltinë me fytyrë.