Reali me tre mungesa në Dortmund (FOTO LAJM)


Alarm dëmtimesh te Real Madrid. Në vigjilje të gjysëmfinales së parë të Champions League kundër Borussia Dortmund, "Los Blancos" do të duhet të bëjnë pa shërbimet e brazilianit Marcelo dhe kroatit Luka Modriç, të cilët u dëmtuan në fitoren e djeshme kundër Real Betis (3-1).  Probleme edhe për portierin Diego Lopez, i cili po punon për tu rikuperuar, por nuk përjashtohet mundësia që në "Signal Iduna Park" të rishohim Iker Casillas.