Kapiteni Iker Casillas do të jetë jashtë ekipit bazë, përkundër se është rikuperuar. Ndërsa strategu portugez thotë se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjesh mes tyre.
“Formacioni do të jetë: Diego Lopez, Sergio Ramos, Raphael Varane, Pepe, Fabio Coentrao, Sami Khedira, Xabi Alonso, Cristiano Ronaldo, Angel Di Maria dhe Gonzalo Higuain”.
“Kjo do të jetë skuadra që do të luajë. Shpresoj që Di Maria, i cili sot u bë me vajzë, të mund të luajë. Ai është padyshim në një situatë të vështirë emocionale”, u ka thënë 50-vjeçari gazetarëve.