Parakontrata, pas Santosit Neimar kalon tek Barcelona

Nëse vendos të largohet nga Santos ylli Brazilian Neimar do të veshë fanellën e Barcelonës. Kështu shkruajnë mediat spanjolle sipas të cilave, Neimar ka nënshkruar një parakontratë private me drejtuesit e Barcelonës që në nëntor të vitit 2011">2011, sipas të cilës, kur të largohet nga Santos, do të shkojë pikërisht tek Barcelona.  Në parakontratë janë parashikuar edhe masa nëse ajo shkelet nga palët, deri në ndjekje penale.