Xhemajli s’di të ndalet (Video)


Blerim Xhemajli po kalon nëpër momentet më të mira në karrierë.
Mesfushori shqiptar është duke iu gjendur Napolit në momentet më të duhura. Pasi realizoi tre gola në fitoren ndaj Parmës, përfaqësuesi zviceran e gjeti rrjetën edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Genoas, të cilën e mposhti ekipi i tij me rezultat 2:0. Xhemajli e mori një top nga krahu i djathtë, për ta mposhtur portierin Frei me një të majtë të saktë.
Përpos futbollistit shqiptar nga Maqedonia, me sukses tek ekipi nga San Paolo po luan edhe Valon Behrami.