
Quhet Iker Casillas ëndrra e merkatos së Arsenal. Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Daily Star”, “Topçinjtë” do të mundohen të përfitojnë nga krisja e marrëdhënieve mes Real Madrid dhe portierit të kombëtares spanjolle për ta bindur këtë të fundit të transferohet në Londër.
Për portierin 31-vjeçar, kampion Europe dhe Bote me Spanjën, të cilit i skadon kontrata në vitin 2015, Arsenal ofron 20 milionë euro.