Mourinho: Do të rikthehem te një klub i madh


Pas aventurave në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, tekniku i Real Madrit kërkon një tjetër aventurë me një klub të madh. Në një prononcim për mediat spanjolle, Jose Mourinho ka shprehur dëshirën që pasi të lërë Realin të riktehet tek një skuadër e madhe.   "Të gjithë e dinë se kam një shpirt shumë aventurier dhe më pëlqejnë aventurat. Natyrisht, kjo aspak nuk është e lehtë për familjen time, por në fund të këtij edicioni do të shohim se çka do të ndodhë. Nuk e kam të lehtë të gjejë një destinacion tjetër pas aventurave në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë. Mirëpo, do të rikthehem të një klub ku kam punuar më parë kur të largohem nga Reali. Ndoshta, askush nuk e imagjinon një gjë të tillë, por ky është plani im." shprehet Mourinho.   Ndërkohë që mediar angleze shkruajnë se Mourinho tashmë ka biseduar me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, për të zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Rafael Benitez.