Djemtë e Beckhamit e ‘lodhin’ Ibrën dhe Silvan (video)

Futbollisti i mirënjohur anglez i PSG-së, David Beckham (37) i ka sjellë tre djemtë e tij të premten në stërvitje të skuadrës parisiene. Djemtë e Beckhamit më pas janë argëtuar me kolegët e të atit, duke përfshirë Zlatan Ibrahimoviqin dhe Thiago Silvan. Djali i madh i ish kapitenit të kombëtares angleze, Brooklyn, i cili na qenë në prova të Chelsea më herët gjatë këtij stinori, është shoqëruar nga vëllai më i ri, Cruz, duke e detyruar që Silva të vrapoj pas topit, derisa Romeo 10 vjeç ‘ndërhynte’ ndaj Ibrës. /ana-ks.net