Joussef Toutouh, futbollisti i klubit Esbjerg në kampionatin danez të futbollit, është autor i një supergoli në ndeshjen e kësaj fundjave përballë Randers. Golazo i Toutouh u shënua nga një distancë e konsiderueshme duke kontrolluar mirë topin dhe më pas me një goditje fluturimthi e çoi topin në trekëndëshin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans për të reaguar portierit kundërshtar.