Kampionët nuk dinë të falin (VIDEO)

Kampionët nuk tolerojnë. Të denjë për këtë frazë është Bayern Munchen, kampionët më të rinj të Bundesligës, të cilët edhe pse e kanë siguruar tashmë titullin, nuk dinë të ndalen. Hannover 96 është viktima e fundit e furisë bavareze, duke u detyruar të nxjerrë plot 5 herë topin nga rrjeta e tij.  Autorët e golave janë: Hoffman 84 / Stindl (a.g)16; Ribery 23; Gomez 40, 62 dhe Pizarro 71 DHE 86.  Ndërkohë Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen vijonë luftën në distancë për vendin e dytë. Aspirinat fituan pastër 4-0 përballë Hoffenhaim me rezultatin 5-0, ndërsa Kanarinat fituan pastër 2-0 përballë Mainz 05 me gol të Marco Reus dhe Robert Lewandowskit.  Ndërkohë Schalke 04 është ndalur në Frankfurt përballë Eintracht me rezultatin 1-0. /albeu.com/  Ja rezultatet e ditës së sotme:  Bayer Leverkusen 5 - 0 Hoffenheim Borussia Dortmund 2 - 0 Mainz Eintracht Frankfurt 1 - 0 Schalke Hamburger SV 2 - 1 Fortuna Dusseldorf Hannover    1 - 6 Bayern Munchen