Luis Nazario da Lima, ose siç e njohim të gjithë Ronaldo, ndiodhet në Torino ku në mbrëmje do të ndjekë live supersfidën Juventus-Milan. Në një intervistë për "TuttoSport", Fenomeni foli me superlativa për Juventusin, stadiumin e ri dhe trajnerin e saj Antonio Conte, por u shpreh se sot në mbrëmje do të bëjë tifo për spektaklin. "Do të jem në stadium për të ndjekur ndeshjen, por do të bëj tifo për spektaklin. Është një sfidë që dhuron një atmosferë fantastike dhe dua një ndeshje të bukur. E kam ndjekur Juven dhe më ka goditur stili i Contes: modern dhe shumë europian. Por Ronaldo nuk ka harruar të flasë edhe për ish skuadrën e tij të zemrës Inter. "Kam qënë si te Milan ashtu edhe te Inter. Si kuqezi jam ndjerë shumë mirë, por ndjehem më i lidhur me ngjyrat zikaltër. Në vitet e Mourinhos kanë qënë në qëndër të botës por më vjen keq që tani kanë probleme. Por do të rikthehen të fitojnë dhe argëtojnë. E shpresoj për Morattin", u shpreh braziliani.