Aguero, ndërhyrje "killer" ndaj Luiz (VIDEO)

Episod shumë i shëmtuar dje në gjysëmfinalen e FA Cup mes Manchester City dhe Chelsea. Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, edhe pse ishte në avantazh 2-1, sulmuesi i "Citziens" Sergio Aguero u bë protagonist i një ndërhyrjeje aspak sportive ndaj David Luiz. Çuditërisht Aguero nuk u ndëshkua nga arbitri i ndeshjes, ndërsa City preu biletën për në finale ku e pret Wigan Athletic.