Cristiano Ronaldo vazhdon tëshënojë e të thyejë rekorde me fanellën e Real Madrid. Me golat e shënuar dje në "San Mames" përballë Athletic Bilbao ylli portugez i "Los Blancos" ngjitet në kuotën e 12 golave të shënuar nga goditjet e dënimit në La Liga.
Kjo bën që Ronaldo të ngjitet në vendin e katërt në të gjithë historinë e Primera Division duke patur para Roberto Carlos, Assunçao dhe Ronaldinhon.