Botafogo vijon të dominojë futbollin brazilian me një Clarence Seedorf në një formë të shkëlqyer. Ish mesfushori i Milan realizoi një gol në fitoren 4-1 ndaj Nova Iguaça por mbi të gjitha ishte autor i një driblimi dehës. Seedorf hutoi mbrojtësin kundërshtar e më pas lëshoi një krosim të ëmbël brenda zone, i cili u transformua në gol nga një futbollist tjetër i Botafogos.