Vucinic: Do ta mundim Anglinë dhe do të kualifikohemi

Sulmuesi Marko Vuçiniç po kthehet në një legjendë për kombëtaren e Malit të Zi. Kapiteni po udhëheq skuadrën dhe po i jep një shans historik për ta kualifikuar direkt në Botërorin 2014. Si në Botërorin 2010 dhe Euro 2012, Mali i Zi nuk arriti të kualifikohej në fazën në grupe. Por shanset për të qenë pjesë e “Brazil 2014″ janë të mëdha. Ata udhëheqin Grupin H me 13 pikë, duke lënë pas Anglinë me 11 pikë. Teksa sulmuesi i Juventusit i dha fitoren skuadrës në transfertën kundër Moldavisë, ai kërkon kualifikimin. “Jemi në rrugë të mbarë, por kjo s’do të thotë që të humbim ekuilibrat duke u ndikuar nga euforia. Anglia është rivali ynë i drejtpërdrejt dhe, për të pasur shanse kualifikimi, duhet t’i mundim”, – tha Vuçiniç.