PSG çmendet: 150 milionë për Jose Mourinho

Skuadra e sheikëve të pasur francez të Paris Saint-Germain, duket se kanë çmendur sepse për trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, janë në gjendje të shpenzojnë shuma marramendëse vetëm ta kenë në skuadër portugezin. Sipas mediave të ndryshme evropiane drejtuesit e klubit janë gati t’i shpenzojnë 150 milionë euro për “special one”. Është kjo oferta më e madhe ndonjëherë në botën e futbollit jo vetëm për trajnerin por në përgjithësi sepse as Cristiano Ronaldo, nuk ka kushtuar kaq shumë kur kaloi nga Man Unitet te Real Madrid.