“Milionerët”, 25 milionë euro për Dzekon

Borussia Dortmund duke se ka gjetur pasardhësin e polakut 
Robert Lewandowskit, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga 
“milionerët” në drejtim të Bayern Munich.

Mediat gjermanë të dielën raportojnë se boshnjaku i Manchester Cityt, 
Edin Dzeko do të jetë zëvendësues i Lewandowskit tek Dortmundi.

Raportohet se drejtuesit e Dortmundit do t’i ofrojnë Manchester Cityt 
25 milionë euro për 27 vjeçarin, i cili më parë ishte pjesë e Wolfsburgut. 
Dzeko përveç Dortmundit kërkohet edhe nga klubi italian, Inter.