Ka nje sere komplikacionesh, qe lidhen me ekonomine dhe me prestigjin, por ka edhe nje deshire te cmendur per t’ja rinisur prej nga eshte lene. Massimo Moratti ka vendosur: gjeja qe deshiron me shume eshte Jose Mourinho. Kete e do pavaresisht se sa mund t’i kushtoje, edhe pse nuk mjaftojne deri tani vetem disedat e shkurtra per te rihapur mundesine. Kjo ceshtje eshte shume e komplikuar. Me siguri dihet vetem qe Mou do te largohet nga RealMadrid ne fund te sezonit. Sipas zerave te ndryshem ai mund te shkoje ose te Chelsea, ose te Psg.
Se bashku me Interin behen tre skuadra shume ambicioze, qe kane nje qellim te perbashket: trajnerin portugez. Eshte e njejta situate me Angline, ku Mou ka dhene se fundmi intervista shume domethenese. Nderkohe qe edhe Moratti do te deshironte pafund qe bankina zikalter, te ishte ajo qe do te zgjidhte Mou. Trajneri Special, megjithate, nuk le vend pa permendur sesa i lumtur ka qene te Inter, per arritjet e tij dhe aftesine per te cuar kete skuader kampionesh drejt suksesit. Skuadra zikalter i kujton atij vitet me te mira, ndoshta, te karrieres se tij. Mirepo si Chelsea ashtu edhe Psg, jane konkurrente shume te forte kur behet fjale per milionat qe duhet te derdhen. Mbi te gjitha thuhet se meqe Ancelotti do te largohet nga Psg dhe do te shkoje ne bankinen e Real-it, mund te ishte shume i pershtatshem edhe transferimi i Mou-t ne Paris.
Kjo mbase mund te mos jete preference e portugezit, por nisur nga eksperienca tij, e vetmja qe i mungon mozaikut eshte Liga 1 franceze. Pikerisht per kete luhet kjo loje: Sa te afte do te jene Abramovich dhe Moratti te ndikojne ne vendimin e trajnerit portugez? Sa te gatshem mund te jene per te luftuar dhe ofruar me te miren per te? Ket mund ta zbulojme ne vazhdim, por ne Milano gjerat kane filluar te levizin. Ceshtja ‘Mou’ nuk eshte nje mision i pamundur, gjithesesi.