Jovetic i shkel syrin Arsenalit e Cityt


     Sulmuesi malazez i Fiorentinës, Stevan Jovetic e ka mirëpritur interesimin e Arsenalit dhe Manchester Cityt. 


Ai është duke treguar formë mjaft të mirë në këtë sezon të garave dhe tashmë është në shënjestër të "topçinjve" dhe "qytetarëve". 

Malazezi e ka lënë të hapur mundësinë që gjatë verës që vjen të transferohet në Angli. Jovetiq thotë se Premier Liga është liga më e fortë në botë. "Sigurisht se është bukur kur interesohen klubet e mëdha si Arsenal e Manchester City", ka thënë Jovetic. 

"Është ndjenë e mirë, sepse Liga e Anglisë është liga më e fortë në botë. Unë jam shumë mirë në Itali, por Premier Liga është në krye të botës së futbollit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen", tha ai.