Zyrtare: Lewandowski arrin marrëveshje me një klub

Agjenti i Robert Lewandowskit, Maik Barthel, i ka shokuar drejtuesit e Borussia Dortmundit duke zbuluar se sulmuesi ka arritur një marrëveshje me një klub tjetër.
Ekipet si Bayern Munichu, Juventusi, Manchester United dhe Manchester City, besohet se janë njëra nga ekipet e cila ka arritur marrëveshje me polakun.
“Ne kemi arritur marrëveshje me një klub tjetër dhe e kemi ndërmend të ndërrojmë klubin gjatë verës. Të gjitha kërkesat e Borussia Dortmundit do të plotësohen”, deklaroi Barthel për Sport Bild. Robert Lewandowski, Foto: Getty Images