Superylli brazilian, Neymar, ka mposhtur i vetëm skuadrën e Uniao Barbarenses duke i shënuar 4 gola. Neymar ishte i pandalshëm për Santosin duke shënuar nga 2 gola në 2 pjesët për kompletimin e pokerit të tij. Në videon në vazhdim mund të shikoni 4 golat e tij, sa për të konfirmuar se ai mbetet një superyll që premton shumë.