Edhe pse disa herë zyrtarët e klubit Roma, kanë thënë se Erik Lamela, nuk është në shitje dhe se ardhmëria e argjentinasit lidhet edhe për shumë vite në kryeqytetin italian, megjithatë skuadra e pasur franceze Paris SG, i ka bërë ofertë Romas, 25 milionë euro për shërbimet e talentit të madh 21 vjeçar i cili deri më tani ka shënuar 17 gola në 53 paraqitje për Roman.