Galatasaray me të drejtë kërkon nga UEFA, ta anuloj kartonin e Burak Yilmaz

Skuadra turke Galaytasaray, me plot të drejtë ka dërguar një ankesë në UEFA, duke kërkuar që t’i anulohet kartoni i verdhë i sulmuesit Burak Yilmaz, i cili u ndëshkua pa të drejtë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, me pretekst se ka simuluar. Por, incizimet televizove tregojnë pasqyrë tjetër të asaj se çfarë ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes Real Madrid – Galatasaray, kur Sergio Ramos ia shkeli këmbën sulmuesit të rrezikshëm turk Burak Yilmaz. Ky i fundit u rrëzua brenda zonës, por është cilësuar si simulim, e që sipas të gjithë ekspertëve, penalltia në atë moment ekzistoj andaj pritet që këtyre ditëve UEFA, t’ia anuloj kartonin Yilmaz-it, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit.