Një gol tejet i bukur është shënuar në kampionatin slloven. Në ndeshjen mes Aluminij dhe Olimpia Ljublanës, futbollisti Denis Topolovec realizoj një gol nga gjuajtja e lirë. Goditja e tij kapi shpejtësinë në 130 kilometra në orë. Kjo është llogaritur si një nga goditjet më të fuqishme në historinë e kampionatit slloven.