
Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, braziliani Roberto Carlos beson se ekipi i tanishëm i “Los Blancos” është më i mirë se kur ai luante për madrilenët, raporton “Supersport”. Gjithashtu Carlos është optimist se skuadra e Jose Mourinhos mund të kalojë me sukses përballjen me Galatasarayn. “Reali është më i organizuar tani. Aty gjithmonë kanë luajtur lojtarë shumë të mirë, por mund të them se skuadra aktuale është më e mirë se në kohën kur luaja unë”, ka thënë Carlos. “Madrilenët taktikisht janë një hap përpara Galatasarayit. Ndoshta ndeshja e dytë mund të jetë më e vështirë për Realin”, tha legjenda braziliane.