Borussia fiton dhe i shtyn festën Bayernit (VIDEO)

Borussia Dortmund ka fituar 1-2 përballë Stuttgart duke i shtyrë festën rivalëve të Bayern Munchen, të cilët kishin mundësinë të shpalleshin që sot kampion të Gjermanisë. Bavarezët luajnë në orën 18:30 përballë Hamburg dhe një fitore do ti shpallte automatikisht kampionë, megjithëse jemi vetëm në javën e 27 të Bundelsigës, por fitorja e "Kanarinave" e shtyn diçka të tillë. Kampionët në fuqi të Dortmund megjithëse kaluan të parët në avantazh me Piszczek në minutën e 29 sërish nuk mundën të administronin rezultatin duke u ndëshkuar në minutën e 63 nga Maxim. Atëherë kur u kujtua se ndeshja shkoi drejt barazimit, kampionët në fuqi gjetën golin e fitores me anë të sulmuesit kryesor Robert Lewandowsi. Vendasit e Stuttgart e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Niedermaier. Në ndeshjet e tjera Bayer Leverkusen fitoi në transfertë përballë Fortuna Dusseldorf 1-4 duke synuar vendin e dytë që e mban Borussia Dortmund. Fitore e pastër e Schalke 04 përballë Hoffenhaim me rezultatin 3-0. Pas javës së 27 Bayern Munchen ka 69 pikë (1 ndeshje më pak), Borussia Dortmund 52 pikë dhe Bayer Leverkusen 48. /albeu.com/ Ja rezultatet: Augsburg 0 - 2 Hannover Fortuna.D 1 - 4 Bayer Leverkusen Freiburg 2 - 0 Munchengladbach Mainz 1 - 1 Werder Bremen Schalke 3 - 0 Hoffenheim Stuttgart 1 - 2 Borussia Dortmund