14 lëndimet më të rënda të sportit

Basketbollisti i kolegjit amerikan, Kevin Ware së fundmi e pësoi një thyerje të këmbës, e cila u përshkrua si më e rënda e parë ndonjëherë në botën e sportit. Atij i doli jashtë ashti i këmbës, në një pamje mjaft shokuese për ata që e panë. Por, Kevin nuk është sportisti i vetëm që pëson lëndim të tmerrshëm. Bota e sportit ka qenë e përfshirë nga incidente të shumta të ngjashme me atë të yllit të basketbollit amerikan, ndërsa një pjesë e tyre ishte kapur nga kamerat dhe aparatet fotografike. Tabloidi britanik ‘The Sun’ e ka publikuar listën e 14 lëndimeve tjera shokuese, të cilat nuk preferohen të shikohen nga personat e ndjeshëm. - Pozita e 14-të i takon ish sulmuesit suedez, Henrik Larsson pasi e kishte thyer këmbën derisa po luante për Celticun kundër ekipit francez Lyon në UEFA Cup. - Pozita e 13-të është rezervuar për yllin e Aston Villas, Wilfred Bouma, që kishte përdredhje në nyjën e këmbës në Villa Park më 2008. Boksieri Earl Ling kishte një lëndim të frikshëm, pasi shputa e këmbës i ishte kthyer në anën e kundërt (12). – Tifozët e Major League Soccer në SHBA nuk u besonin syve kur portieri i New England Revolution, Preston Burpo ra në tokë, pas një thyerjeje të tmerrshme të këmbës. Edhe pse bëri operime të ndryshme, ky lëndim e mbylli karrierën e Burpos (11). Hokeisti suedez Borje Salming pësoi një çarje të frikshme në fytyrën e tij, pas përballjes me një kundërshtar, për t’u renditur në pozitën e 10-të. – Kurse, sportisti i arteve të përziera parciale, Mark Hominick pësoi një shtrembërim në kokë, pasi pësoi shumë goditje nga kundërshtari (9). Atleti francez Salim Sdiri po ashtu pësoi një thyerje në këmbë, pas një turneu të atletikës më 2007, për t’u renditur në vendin e tetë. - Pozita e shtatë u rezervua për kampionin e boksit, Evander Holyfield, të cilit ia kafshoi veshin rivali i tij, Myke Tyson në vitin 1997. Tyson ishte diskualifikuar për këtë gjest të egër. dërkaq, ylli i Tottenhamit, Gary Mabbutt ishte detyruar të vendoste maskë në fytyrë, pasi ishte përplasur me futbollistin e Wimbledonit, John Fashanu më 1993, duke iu ënjtur syri (6). - Kurse, sportistja kanadeze e baletit, Jessica Dube kishte nevojë për 80 penj në fytyrën e saj, pasi kishte rrëshqitur nga partneri i saj, për të rënë me fytyrë në akull, në vitin 2007. Kjo ngjarje zë pozitën e pestë. – Ish përfaqësuesi francez, Djibril Cisse (pozita 4) e kishte shokuar botën e futbollit, kur këmba e tij pothuajse ishte ndarë në dysh, teksa po e zhvillonte ndeshjen ndaj Kinës në Botërorin 2006. – Karriera e David Busstit kishte marrë fund pas një lëndimi të tmerrshëm në këmbë, teksa po luante për Coventryt ndaj Manchester Unitedit më 1996. – Artet parciale të miksuara natyrisht se nuk janë prej sporteve më të mira. Këtij sporti ia pa sherrin garuesi nga Florida, Corey Hill, i cili e pësoi keq duke iu thyer këmba në mënyrë të tmerrshme (2). – Shumë njerëz mund të mbesin me pasoja nëse e shohin videon e vitit 1989, kur portieri i hokejit në akull, Clint Malarchuk pësoi thyerje në qafë nga shkopi i një lojtari kundërshtar