Futbollistët e PSG-së e kanë mposhtur Nicen me rezultat 3:0, kurse në
këtë ndeshje gjithsesi do të mbahet mend goli i mbrojtësit të ekipit
parisien, Thiago Silva.
Braziliani i mrekullueshëm ka treguar, se përveç që është mbrojtësi
më i mirë në botë, ai ka teknike të mirë që mund t’ia kenë zili edhe
sulmuesit.
Silva pas asistimit te Ibrahimoviqit, para dy futbollistëve
kundërshtar , në mënyrë fantastike e ka nxjerrë topin nga ‘këndi i
vdekur’ dhe e dërgoi në portë. Për fat të keq, ky gol është anuluar,
sepse topi doli jashtë terrenit.