Ronaldinho: Vitet kalojnë, magjia mbetet (VIDEO)

Vitet kalojnë, por magjia mbetet. I tillë është Ronaldinho. Ish ylli i Barcelonës dhe Milan dhe ish fitues i "Topit të Artë" vazhdon të dhurojë spektakël jo vetëm në fushën e lojës por edhe në stërvitje me skuadrën e tij të Atletico Mineiros.  Në stërvitje e fundit R10 ka realizuar një gol spektakolar duke nxjerrë në pah atë që ai di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër: Dinho fitoi duartroktitjet e shokëve të skuadrës pas një rroveshate shumë të bukur.