Keni parë arbitër më trim se ky? (VIDEO)

Keni parë arbitër më trim se ky? (VIDEO) Një ngjarje vërtet e rrallë në futboll është parë në kampionatin hungarez. Ndeshja mes Diosgyorit dhe Videotonit solli një përfundim dramatik, ku lojtarët u përfshinë në duele fizike. Ajo që befasoj ishte veprimi i gjyqtarit Zsolt Szabo i cili e kapi për fyti lojtarin e ri Roland Juhasz. Madje lojtari hungarez mbeti pa frymë për një moment duke hapur gojën nga shtrëngimi që pati nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.