Borussia Dortmund nuk humbet kohë për të gjetur pasardhësin e Mario Gotze. Me kalimin e 20-vjeçarit te rivalët e Bayern Munchen, Drejtori Sportiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Joachim Watzche nis kërkimet e një emri që të jetë në nivelin e talentit gjerman dhe kandidati më i mundshëm është danezi Christian Eriksen.
Fantazisti i Ajax ka deklaruar se në fund të sezonit do të largohet dhe çmimi i kartonit të tij është i favorshëm pasi lojtari është në vitin e fundit të kontratës.
Problem mbetet konkurenca e fortë sepse Eriksen pëlqehet shumë nga ekipet më në zë të Premier League-s.