Bayern mund të shpallet kampion që nesër

Bayern Munchen mund të shpallet kampion i Gjermanisë që këtë fundjavë pavarësisht se jemi 7 javë para përfundimit të sezonit. Por për të arritur diçka të tillë ekipi i Jup Heynckes duhet të fitojë nesër përballë Hamburg dhe të shpresojë në një humbje ose barazim të Borussia Dortmund përballë Stuttgart. Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara Bayern Munchen ka plot 20 pikë më shumë se kampioni në fuqi i Gjermanisë, Borussia Dortmund. Bayerni është në krye me 69 pikë, ndërsa "Kanarinat" të dytët me 49. Por bavarezët kanë premtuar se edhe nëse ndodh diçka e tillë nesër ata sërish nuk do të festojnë pasi në mesjavë i pret një sfidë tejet në delikate në Champions League me Juventus.