Renditja e 20 klubeve me te mira te Kontinentit Europian



Ne spektriumin e ketyre klubeve, shkallet e te qenit te fuqishem jane ne ndryshim te vazhdueshem. Eshte e rendesishme per ne te dime se kush eshte klubi me i mire i kesaj periudhe.
Kjo guide, ju tregon vetem se si eshte pozicioni i klubeve deri tani. Ky sezon ka patur mjaft te papritura por klubet munden akoma te kene shansin te mbijetojne ne kete klasifikim, ose te perparojne ne pozicionet e para.

20. Inter
Qe pas largimit te Jose Mourinhos, Interi e ka humbur shkelqimin e vet. Me gjithe rete e zeza qe ka patur persiper kete sezon, nuk ka arritur te beje me mire sesa vendi i shtate ne Seria A. Ata jane ne fazen e rindertimit te reputacionit ne futbollin Europian.

19. Tottenham Hotspur
Spursat kishin ecur mjaft mire me Gareth Bale dhe kampionatin e tyre, por jo aq sa te merrnin ndonje vend me te mire ne kete klasifikim. Ata kane pesuar nje humbje te thelle ne Giuzeppe Meazza perballe Interit, megjithate, kane arritur te marrin fitoren per fazen e ardhshme te Europa League.

18. Benfica
Benfica eshte nje skuader me shume te papritura. Skuadra ka 27 gola ne te gjitha kampionatet dhe nje golavarazh 2.6 gola per ndeshje.

17. Porto
Porto ka arritur te mbaje nje bilanc te paster nga golat ne masen 65 %. Mbrojtja ka qene pika e tyre me e forte. Skuadra ka shenuar 23 gola, dhe ka pesuar vetem 11 ne Liga Primeira.

16. Napoli
Napoli eshte ne vendin e dyte ne Seria A dhe 9 pike larg vendit te pare, Juventusit. Kete vit mbrojtja ka bere nje permiresim te dukshem, dhe Cavani ka shenuar 29 gola.

15. Galatasaray
Te kesh lojtare si Wesley Sneijdr dhe Drogba, dhe te arrish ne cerek-finalet e Champions League, eshte nje arritje qe duhet pasqyruar ne kete renditje. Galatasaray kane patur kete vit, sezonin e tyre me te mire ne te gjitha kompeticionet. Burak Yilmaz ka shenuar 24 gola ne te gjitha kampionatet.

14. Arsenal
Arsenali ka humbur shume pike kete sezon. Per kete fajsojne shpesh trajnerin Arsene Wenger. Megjithate, skuadra renditet e treta ne Premier League per sa i perket efektshmerise se sulmit, dhe e katerta per mbrojtjen, sias rezultateve te fundit kete sezon.

13. Manchester City
Krahasuar me triumfin e sezonit 2011-2012, ritmi i kesaj skuadre ka rene ndjeshem. Sezoni ka qene disi zhgenyes. Tashme nuk dihet ende nese do te jete Manchester United apo Chelsea me te cilet do te perballen  ne gjysme-finalet e FA Cup. 

12. Malaga
Manuel Pellegrini e ka marre drejtimineklubitkur Malaga ishte ne vendin e 17 ne La Liga. Ai ka bere nje pune te shkelqyer per ta ngjitur ne menyre te pabesueshme dhe te paprecedent ne rradhet e para te klasifikimeve. Madje klubi, vazhdon ende garen ne Champions League, ku do te perballet me Borussia Dortmund, ne ndeshjet cerek-finale.

11. Chelsea
Pasi kalon nje sezon triumfues per sa i perket fitores se Champions League, kete vit, ky klub nuk kishte ku te synonte per me lart. Problemi qendron ne faktin qe nuk pritej as te binte kaq poshte ne renditje dhe ne ritmin e zakonshem. Nuk kane arritur te mbajne nje pozicion te denje per te ruajtur sukseset e sezonit te kaluar.

10. Shakhtar Donetsk


Shahktar Dontsk kane arritur te stabilizojne emrin e klubit nder skuadrat me te mira e Evropes Linodre. Klubi ka nje ecuri te mire qe ka ndryshuar trajektoren e tyre kete sezon.

9. Paris Saint-Germain
Nje skuader Franceze e tille, kishte koh qe nuk ishte pare. Kjo ka ndodhur qe pasi Qatarri eshte bere sponsori kryesor. Jo vetem kaq, emra si Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic, nuk kishte sesi t’i mungonin ketij klasifikimi.

8. Atletico Madrid
Atletico ka qene nje skuader shume pretenduese kete sezon, dhe nje konkurrente shume e forte. Atletico eshte ne vend te trete ne kampionatin spanjoll vetem 1 pike larg Real Madridit dhe 13 pike perpara vendit te katert, Real Sociedad.

7. AC Milan
AC Milan mbetet nje skuader e forte, por kete sezon eshte nje perpjekje te rikthimit ne formen me te mire. Pika e tyre e forte eshte loja ne fushen e tyre, dhe sigurisht dyshja Balotelli-El Shaarawy. Ata kane qene ne vend te shtate ne renditjen e kampionatit Italian, dhe kane arritur te perparojne drejt vendit te trete.

6. Borussia Dortmund
Kane arritur shume suksese kete sezon, perfshi kualifikimin ne cerek-finalet e Champions League. Edhe pse eshte 20 pike larg vendit te pare qe mban Bayern Munchen me 20 pike diference, futbolli i kesaj skuadre gjermane ka qene shume i preferuar kete sezon.

5. Juventus
Juventus ka arritur te pozicionohetbindshem ne vendin e pare te Serie A kete sezon, duke lene pas me nje distance te konsiderueshme skuadrat e tjera. Kete vit, Zonja e Vjeter ka qene e pandalshme, duke minimizuar ne maksimum ndeshjet e humbura.

4. Manchester United
Edhe pse skuadra nuk i perket me ndeshjeve Europiane, ata kane magjepsur Premier League-n kete sezon. Kane arritur te pozicionohen ne vendin e pare me nje distance prej 15 pikesh.  Sulmi i Manchester United, pervecse pika e tyre me e forte, eshte nder me efektivet ne kampionatin anglez.

3. Real Madrid
Real Madrid eshte nje nga skuadrat qe ka patur sezon te shkelqyer. Ka arritur te eleminoje nga gara e Champions League, nje skuader te madhe si Manchester United dhe ka fituar dy ‘El Clasiko-t” me Barcelonen.

2. Barcelona
Barcelona ka nje golavarazh prej 3.14 gola per ndeshje ne kampionatin spanjoll La Liga, kete sezon. Ajo udheheq me 13 pike ndaj Real Madridit ne kalsifikim dhe jane drejt fitores se trofeut te 22 te ketij kampionati. Vazhdojne garen ne Champions league, pas nje permbysjeje spektakolare rezultati, kunder Milan.

1. Bayern Munich
Bayern Munich kane disa sezone qe qendrojne ne krye te klasifikimit te Bundesliges. I gjithe shtypi nderkombetar shkruan per nje Bayern qe do te dominoje futbollin europian pasi Pepe Guardiola te marre drejtimin e skuadres. Ata jane tashme 20 pike avantazh ndaj vendit te dyte dhe jane drejt titullit te tyre te 23-te.

Nderime per skuadra te tjera
Mbetet per te permendur disa skuadra shume te mira qe nuk ariten te pefshihen ne kete klasifikim si Ajax, Valencia, Zenit St. Petersburg dhe CSKA Moscow. Jane skuadra shume kompakte dhe kane patur nje ecuri shume te mire gjate ketij sezoni. Megjithate kane ende nje reputacion per te vendosur, ndonese skuadrat e prmendura me siper e kane patur nje te tille.