Real Madrid padit Eufemiano Fuentes

Reali Madrid do të ngrejë një padi kundër, Eufemiano Fuentes, pasi doktori tha se klubi madrilen i kishte disa borxhe. 58-vjeçari kohët e fundit ka tronditur botën e sportit me deklaratat e tij ku ka pranuar se ka furnizuar sportitë të ndryshëm me substanca të ndaluara. Fuentes insiston se "Los Blancos" i ka para për t’i dhënë për shkak të shërbimeve të tij.  Megjithatë madrilenët i kanë mohuar këto akuza duke shtuar se doktori i referohet rastit të vitit 2009 ku Real Madrid detyroi gazetën franceze "Le Monde" për të tërhequr akuzat ku klubi kishte përdorur shërbimet mjekësore të Fuentes.