Kombëtarja kërkon fitore edhe në miqësoren me Lituaninë
Pas suksesit ndaj Norvegjisë, lojtarët e skuadrës kombëtare kërkojnë një tjetër fitore në miqësoren me Lituaninë. Sulmuesi Edgar Cani dhe mbrojtësi Debatik Curri, shprehen se duhet të fitojnë për të ruajtur klimën optimiste pas fitores ndaj Norvegjisë. "Nuk mund të bëjmë ca hapa mbrapsht. Ne kemi një ëndërr që duam ta arrijmë të gjithë dhe do bëjmë të mundur të arrijmë tani. Nesër do e përfaqësojmë shumë seriozisht ndeshjen dhe do mundojmë të fitojmë dhe nesër dhe të bëjmë ca përmirësime", tha sulmuesi Edgar Çani. Ndërsa mbrojtësi Debatik Curri kërkon që skuadra të vijojë të ecë me këto ritme. "Duhet të kënaqemi me këtë rezultat se gjithmonë kemi pasur probleme pas ndeshjeve të tilla, dhe pastaj kemi rënë një çik. Unë mendoj që duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të harrojmë Norvegjinë dhe do të konsiderohemi qysh ndeshjen e nesërme me Lituaninë", u shpreh Curri.