E pabesueshme: Gjyqtari jep penallti dhe e anulon atë(VIDEO)

Ndodh edhe kjo. Dhe, protagonist është mesfushori holandez Clarence Seedorf. Gjatë ndeshjes ndërmjet ekipit të tij Botafogo ndaj Madureiras, ish futbollisti i Ajaxit, Real Madridit, Interit dhe Milanit, ishte duke e ekzekutuar penalltinë, por gjyqtari Juiz, i cili e akordoi 11 metërshin, u afrua dhe e mori topin, duke e ndërruar mendimin, pasi u konsultua me gjyqtarin anësor. Gjyqtari ia dha topin ekipit kundërshtar, edhe pse në video shihet qartë se penalltia ekzistoi. Një rast i tillë nuk kishte ndodhur më parë në botën e futbollit.