Fulhami interesohet për Etrit Berishën

Forma e shkëlqyer e treguar në takimet e fundit me Kombëtaren shqiptare, veçanërisht kundër Norvegjisë, ka bërë që të shtohet interesimi i skuadrave për të nënshkruar me Etrit Berishën. 

Portieri prishtinas kreu disa pritje fantastike në fitoren 1:0 të kuqezinjve kundër norvegjezëve, ndërsa mediat italiane kanë bërë të ditur se ato pritje u panë live nga disa vëzhgues të Fulhamit. Siç ka njoftuar "tuttomercatoweb.com", Berisha është vëzhguar në takimin e fundit nga skuadra londineze, e cila edhe më parë ka shprehur interesim për portierin prishtinas. 

Madje, Etriti gjatë vitit të kaluar kaloi disa ditë në Londër, mirëpo problem për të ishte sigurimi i lejes së punës.