Dy gola për lamtumirë! Skeraj shkon në Zvicër

Vëllaznimi për herë të parë këtë edicion ka shënuar tre gola në një ndeshje, dhe fitorja e fundit ndaj Hysit ishte shumë e vlefshme dhe domethënëse në luftë për mbijetesë.
Mirëpo, njeriu i më i mirë i ndeshjes Agron Skeraj, pasi shënoi dy gola në fitoren 3:1, u përshëndet me tifozët e tij “Kuq e zinjtë nga Jakova” pasi jetën dhe karrierën e futbollistit pritet ta vazhdoj në Zvicër.
Për momentin nuk është publikuar emri i skuadrës ku do të mund të luante Skeraj, por 22 vjeçari nga Prizreni, do të shkoj në shtetin helvetik për tu bashkuar me të fejuarën e tij, e më pas do të tentoj të gjej klubin e interesuar për të.
Lajmin për “Korneri.net” e ka konfirmuar Blerim Vula.