Pas disa mujsh Radamel Falcao dhe Luca Toni do të mund të provojnë ndjesinë e të qenurit baba. Lajmi është bërë i njohur nga vete bomberi i Atletico Madrid pas shënimit të golit kundër Bolivisë ndërsa mamaja e fëmijës së tij do të jetë këngëtarja 24 vjeçare Lorelei Taron. Ndërsa Toni është treguar më i rezervuar në lidhje shtatëzaninë e bashkëshortes së tij Marta Cecchetto. Qershorin e kaluar çifti ka humbur një fëmijë duke bërë që ata të kalojnë një periudhë jo të mirë.