Cavani: “Jam i kënaqur te Napoli, por futbolli është bërë biznes”

cavani 2Sulmuesi i Napolit Edison Cavani, është bërë shënjestra kryesore e katër skuadrave të pasura evropiane, sepse jo të gjitha kanë buxhet për ta transferuar.
Megjithatë, nuk do të thotë se një gjë e tillë do të ndodh, ngase vet Cavani ka deklaruar se ndihet shumë mirë të Napoli por futbolli është bërë biznes andaj gjërat po ndryshojnë brenda natës.
Nga ana tjetër presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka thënë se vetëm dy-tri skuadra kanë 70 milionë euro t’i shpenzojnë për Cavanin.
“Pak klube kanë 70 milionë euro, apo ndoshta po presin se çfarë do të ndodh edhe me trajnerin Walter Mazzarri, për të cilin po flitet se do të largohet por kjo varet nga ai vet. Trajneri vendos për përforcime andaj nëse Mazzarri mbetet në klubin tonë, edhe Cavani mund të mos lëviz fare, por unë mendoj se në rast të largimit edhe të Cavanit por edhe të Mazzarit, Napoli do të jetë skuadër shumë e fuqishme” tha De Laurentis, i cili mendon se Barcelona dhe Real Madridi, do të luftojnë për shërbimet e Cavanit, jo ndonjë skuadër tjetër pavarësisht interesimit të Man City dhe Chelsea.