Perez ishte kundër transferimit të Cristianos në Madrid?!

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka pohuar se Presidenti aktual i klubit, Florentina Perez, ishte kundër transferimit të portugezit në ekip.

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në “Santiago Bernabeu” qysh në vitin 2009, për 80 milionë paund nga Manchester United, dhe iniciatori i ardhjes së tij në klubin mbretëror ishte Presidenti i atëhershëm, Ramon Calderon, i cili nga 2006 deri më 2009 kishte kryer rolin e Presidentit te skuadra madriliene. Por ish presidenti i Real Madridit ka treguar një histori të çuditshme për transferimin e portugezit në rradhët e Realit, për të cilin ka thënë se Presidenti i tanishëm Florentino Perez ishte kundër ardhjes së tij në skuadër.
“Florentino Perez është përpjekur në çdo mënyrë që ta ndaloi transferimin e Cristiano Ronaldos në Madrid! Mirëpo pasi u bë ai President transferimi i Ronaldos drejt Madridit pothuajse dështoi, pasi Perez nuk pushoi që kjo marrëveshje e arritur nga unë të dështonte, mirëpo falë Jorge Valdano e Jose Angel Sanchez ai mezi bind të mos e bëjë këtë.
Ndoshta këtu qëndron problemi me Ronaldon për atë se çfarë pati deklaruar para pak kohe, situatë shumë e ngjashme me Robbenin e Sneijder… e tashmë edhe Higuain”, pohoi ish presidenti Calderon.