
Drejtori teknik i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka vlerësuar yllin e Tottenhamit, Gareth Bale si lojtarin më të mirë në Evropë aktualisht. Ish lojtari më i mirë në botë, ka thënë se Bale është një nga lojtarët që me përpikmëri i luan të gjitha pozitat, çka e bën atë të veçantë.”Bale sot është lojtari më i mirë në Evropë. Ai është unik për stilin e tij. Di të luaj me përpikmëri në të gjitha pozitat. Ai më ka impresionuar në të gjitha ndeshjet sepse luan me ritëm të njëjt dhe di të bëjë futbollin shumë të lehtë” deklaroj Zidane. Kjo deklaratë e tij ka shtuar gjasat që Bale të jetë objektiv kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar veror.