Video: Dortmund bën mrekullinë siguron gjysmëfinalen

Dortmund ka arritur të siguroj biletën për në gjysmëfinalen duke i mposhtur në qastet e fundit të ndeshjes Malagan me rezultat 3-2. Goli i parë në ndeshje u shënua nga mysafirët përmes ish anëtarit të Valencias, Joaquin saktësisht në minutën e 25' të takimit. Megjithatë, Dortmund nuk u dorëzua dhe menjëherë pas 15' minutave lojë arriti të barazoj rezultatin përmes të zakonshmit Robert Lewandowski. Eliseu shënoi golin e epërsisë për mysafirët dhe dukej që çdo gjë mbaroi për vendasit, por, Dortmund arriti të bëj mrekullinë duke shënuar dy gola në 3 minutat e fundit të ndeshjes përmes Reus dhe Santana edhe pse goli i këtij të fundit erdhi pas një aksioni nga pozita jasht loje...
d3-2m Footyroom.com by Futbol2101