Jemi mësuar të shohim gola spektakolarë nga Lionel Messi por nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Pak shumë prej jush e dinë që ylli argjentinas i Barcelonës ka një kushëri që ashtu si ai luan futboll. Maxi Biancucchi, futbollist i Vitorias në kampionatin brazilian të futboll, për pak orë është bërë i famshëm sa edhe Messi me një gol shumë të bukur, nga një pozicion pothuajse i pamundur, që ka shënuar përballë Bahias.