Në moshën 114 vjeçare, vdes ‘gjyshja’ e Interit

Maria Radaelli ka ndërruar jetë vetëm një ditë pa i mbushur 114 vjet. Ajo ishte tifoze e flaktë e ekipit italian Inter dhe të gjithë e thërrisnin ‘gjyshja’ e Interit. Vdekja e saj ka ardhur ndërsa ajo u ul në karrigen e saj të mbuluar me batanije Nerazzurre, të cilën ia kishin sjell miqtë e Interit, me rastin e ditëlindjes së 110-të. Me origjinë nga Inzago, ku ishte lindur më 3 prill 1899, gjyshja Maria ishte një mësuese dhe jetonte në Novate nga viti 1974