Mourinho, 3 kushte për tu rikthyer te Chelsea
Zhoze Murinjo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premier Ligë dhe Çelsi mbetet dashuria e tij e parë. “Mirror” ka arritur të zbardhë dhe kushtet që tekniku i Real Madrid i ka vendosur Roman Abramoviçit, që këtë verë të rikthehet në “Stamford Bridge”. Përmes menaxherit të tij Jorge Mendez, së pari Mourinho ka kërkuar një rrogë prej 14 milionë eurosh në sezon. Së dyti, zv/kapitenit Frank Lampard duhet t’i rinovojnë kontratën. Mirëpo burimet e tabloidit britanik bëjnë me dije se rikthimin e portugezit e ka në dorë vetë klubi. Pasi, nëse Benitez nuk arrin t’u sigurojë bluve një mes 4 vendeve të para, atëherë paraakordi i arritur pak ditë më parë do të bëhet pluhur e hi.