Ljajiq refuzon ta këndoj himnin serb, i lutet Zotit! (video)

Ish reprezentuesi i Serbisë, Adem Ljajiq, i cili u largua nga kjo përfaqësuese pasi që nuk dëshironte ta këndonte himnin serb, para çdo ndeshje me Fiorentinën i lutet Zotit. Ljajiq është boshnjak nga Sanxhaku, derisa në ndeshjen kundër Milanit ai shihet duke iu lutur Zotit. Boshnjaku me pasaportë të Serbisë në ndeshjen kundër Milanit arriti të shënoj një gol nga penalltia, pasi që paraprakisht e kishte nxjerrë vetë 11 metereshin. Ndeshja përfundoi 2:2. Ljajiq nga maji i vitit të kaluar nuk është anëtar i përfaqësueses së Serbisë. Përzgjedhësi serb, Sinisha Mihajloviq e kishte kthyer atë nga përgatitjet para ndeshje me Spanjën, sepse nuk refuzoi ta këndonte himnin. Ditëve të fundit, Ljajiq ka thënë se është i gatshëm të kthehet në përfaqësuesen serbe, por vetëm nëse nuk e detyrojnë ta këndoj himnin