Elvana Gjata është ngjitur në skenën e “X Factor Albania 2” të dielën, ndërsa ka performuar “live” në natën finale ku ishte e ftuar po ashtu të performonte edhe Bleona Qereti. Gjithsesi, komentet më të shumta pas shfaqjes në skenë të të dy këngëtareve i mori Elvana, për shkak të fustanit të saj të bardhë, ku shfaqej e zbuluar pjesa më e madhe e gjoksit. U duk mjaft e guximshme kjo shfaqje e tillë me gjoksin e zbuluar e këngëtares, ndërsa menjëhereë është komentuar në rrjetet sociale si këngëtarja që këtë herë nuk i kishte lënë aspak vend imagjinatës, ndërsa ishte zbuluar në atë mënyrë. Disa fansa të vëmendshëm e kanë konsideruar të gjithë performancën një kopje të shfaqjes televizive të njërës prej konkurrenteve të “X Factor USA 2012”, e cila u shfaq me të njëjtën skenografi në edicionin e kaluar, nën intepretimin e këngës “Diamond” të Rihanës. Por nëse në rastin e parë vajza nga Amerika brenda një diamanti bënte sens sepse kishte lidhje me tekstin, në rastin e Elvanës, edhe pse e kopjuar, skenografia nuk kishte lidhje fare me këngën që ajo këndoi. Ndërkohë që është vënë re se herë pas here Elvana ka patur luhatje të zërit gjatë interpretimit “live”. Gjithsesi, ajo prapë e ka gjetur diçka për t’u diskutuar, ndërkohë që prezantimi i saj u bë me superlativa, duke e cilësuar si pop diva e momentit.
Ekzpozimi i gjoksit të saj ka shkaktuar me qindra komente, të cilat kanë vazhduar për ditë me radhë. Në një foto të publikuar në Instagram, Elvana ka treguar se ka marrë një këshillë nga e ëma për fustanin shumë të hapur. Elvana vendos të bëjë një kthesë në look-un e saj, në sensuale dhe provokative, pasi u mbulua në klipin e saj “Fake” dhe që u fol se ishte një dedikim për kolegët e saj këngëtarë, për falsitetin e tyre. “Fake” ishte kënga e saj e parë për vitin 2013, një video që u komentua jo pak, ndërsa Elvana nuk shfaqej më sensuale siç ishim mësuar ta shihnim në klipet e saj të mëparshme, por krejtësisht shpërthyese për herë të parë në stilin dubstep.