Pa Lionel Messin në fushë Barcelona e pati shumë të vështirë të dilte në lojën e saj e mbi të gjitha t'ia imponononte atë kundërshtarëve siç ndodh edhe shpesh. Kjo gjë u vërtetua dje në çerekfinalen e dytë të Champions League mes Blaugranave dhe Paris Saint Germain. Por sërish Barcelona do të dhurojë spektakël dhe kjo falë yjeve që ka në gjirin e saj. Një prej tyre është edhe Andres Iniesta. Fantazisti katalanas është autor i një driblimi spektakolar, që rrallë e kemi parë dhe që besohet se do të kopjohet edhe nga të tjerë. Mes dy mbrojtësve francezë, Iniesta arriti të kalojë në një mënyrë unikale dhe në rast se do të shënonte edhe gol do të hynte në histori.